09:11 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mali i Zi, vendin e parë në Evropë për infektime me Covid-19, ja ku rënditet Kosova

Të dhënat e mbledhura deri para dy ditësh kanë rënditur Malin e Zi si shtetin e parë në Evropë sipas numrit të rasteve me Covid-19.

Shteti fqinj ka një normë prej 2.385 rastesh të regjistruara me koronavirusin për 100,000 banorë.

Mali i Zi pasohet nga shteti që është në luftë aktualisht, Armenia dhe Spanja që është e treta.

Kosova zë vendin e 17-të në këtë rënditje.

Maqedonia Veriore është në vendin e 11-të dhe Bosnjë e Hercegovina është në vendin e 14, ndërsa Shqipëria e 27-a.

Shifrat në të gjitha shtetet pritet të rriten ndjeshëm në javët në vijim, ngase vala e re e Covidit-19 po godet tërë Evropën./Indeksonline/