Maliqi mesazh për LDK dhe VV: Ai që lëshon pe do të jetë fitues, kokëforti humbës

Edhe pse pati përpjekje për arritjen e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK, kjo gjë nuk po ndodh edhe pas tre muajve.
Për këtë ka reaguar analisti politik, Shkëlzen Maliqi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka dërguar mesazh këtyre dy partive politike.
“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer post-zgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar Maliqi.