75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Maliqi: Ndëshkimi i PAN-it është absolut, fituesi i padyshimtë LVV-ja është relativ

Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e përkohshme parlamentare.

Sipas rezultateve të KQZ-së, partia fituese doli ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa e treta, Partia Demokratike e Kosovës.

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, në llogarinë e tij Facebook ka shkruar se sovrani në këto zgjedhje ka vendosur ta ndajë votën në tri pjesë pothuajse të barabarta.

“Një konstatim jo euforik për votën e sovranit. Ai ka vendosur që ta ndajë votëbesimin në tri pjesë pothuajse të barabarta: LVV, LDK dhe ish- koalicioni i ndëshkuar PAN tek elektorati shqiptar i kanë nga rreth 33 % dhe rreth 1% përqindëshi i mbetur do ta bëjë diferencën, sepse me meritë do t’i jepet subjektit të paprovuar në pushtet, LVV-se”.

Maliqi thotë se PAN-i u ndëshkua nga populli, por fituesi është relativ, prandaj duhet ta ndajë pushtetin me të dytin.

“Ndëshkimi i PAN-it është absolut, por fituesi i pa dyshimtë LVV është relativ, duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-ne. Nëse kjo gjë shpërfillet do të mund të kemi sërish probleme. Vota e sovranit udhëzon reforma dhe pragmatizëm, jo revolucion”./Indeksonline/