75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Maliqi: Po të mos ishte përçarë Vetëvendosja, sot nuk do të kishte nevojë për LDK-në

Analisti i njohur, Shkelzen Maliqi përmes një postimi në Facebook ka komentuar deklaratat e Glauk Konjufcës i cili tha se një koalicion mes LDK-së dhe LVV-së do ta kishte fitoren e sigurt.

Maliqi në postimin e ti tha se po të mos ishte shpërndarë LVV para dy viteve, atëherë LVV do ta kishte fitoren e sigurt sot dhe nuk do të kishte nevojë për LDK-në, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Shkelzen Maliqit:  

Glauk Konjufca po thotë sot se LVV në koalicion me LDK-në do të arrinte “fitore dërrmuese ” në zgjedhjet e 6 tetorit. Po të kthehemi te janari i vitit të kaluar Glaukut do të duhej t’i kujtohet se ka qenë ai deri në momentet e fundit negociatori me Shpend Ahmetin për gjetjen e kompromisit që LVV-ja të mos përçahet, për çka Shpendi ishte i pajtimit, pa e vënë në pyetje lidershipin e Albin Kurtit.
Çështja është se me Shpend Ahmetin dhe grupin që u nda, ose më saktë , u përjashtua, LVV do ta kishte sot pothuajse të parashkruar “fitoren dërrmuese” me 6 tetor, dhe këtë duke garuar si subjekt i vetëm, pa LDK-në.
Një mësim kuptimplotë i real-politikës, që LVV po duhet t’i kuptojë gjatë rritjes me zig-zage.