Maliqi porosit opozitën: Komprometojeni Albinin, jo Albulenën

Gjatë ditës së sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri për të votuar për propozimin e LVV-së për kryetare kuvendi.
E analisti politik Shkelzen Maliqi pak minuta para seancës së tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka një porosi për partitë opozitare.
Sipas tij opozita do të bënte mirë që të lëshonte pe ndaj Albulena Haxhiut në mënyrë që t’i hapë rrugë Kurtit për të dëshmuar nëse i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin qeverisë.
‘’Opozita do të bënte mirë të lëshonte pe, kryetarllëku i kuvendit i jep shumë pak pushtet Albulenës. Qëllimi duhet të hetë hapja e rrugës për “matjen” e Albinit, të tregojë se a i ka ai më shumë se 57 vota, le të provon krijimin e një qeverie të brishtë’’, është shprehur ai.
Më tej ai ka përmendur edhe një proverb duke theksuar se ‘’I mençuri lëshon pe’’.
‘’Proverbi thotë “i mençuri lëshon pe…” Kompromitojeni andaj Albinin, e jo Albulenën, ajo është bërë rryfepritëse për lojën meskine të Albinit për të blerë kohë dhe komprometuar opozitën për bllokadën e kuvendit’’, ka theksuar më tej ai.
Sot do të jetë hera e shtatë që kandidatja e VV-së për kryetare kuvendi, Albulena Haxhiu do të tëntojë të marrë votat e mjaftushme për tu zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/