Maliqi: Radoiçiq s’shkel në Kosovë sa të jetë gjallë, SHBA e partnerët tjerë ndërkombëtarë kanë vija të kuqe për Listën Serbe

Publicisti Agon Maliqi tha se SHBA-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, përveç vijave të kuqe për Qeverinë e Kosovës, kanë edhe vija të kuqe për Listën Serbe.
Duke komentuar nisjen e fushatës së Listës Serbe për zgjedhjet lokale me mesazhe mbështetëse për Milan Radoiçiqin, ai shkroi se organizatori i sulmit në Banjskë “nuk ka për të shkelur më në Kosovë sa të jetë gjallë”.
Postimi i plotë:
Lista Serbe e paska nisur fushatën me mesazhe mbështetëse për “Brat Milanin”.
Ky “brat Milani” me bandën e tij përbën aq rrezik sa që u shpartallua brenda ditës nga policia e Kosovës dhe NATO.
Ai nuk ka për të shkelur më në Kosovë sa të jetë gjallë, përveç nëse dëshiron me e kalu jetën në burg.
Madje edhe në Serbi ku sot jeton si bandit i lirë, nuk e ka të ardhmen e sigurt.
Nga burime të sigurta e di se SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë përveç vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës kanë edhe vija të kuqe për Listën Serbe për distancim nga ata që kanë kryer agresion.
Ky le të mbetet problem i serbëve dhe Serbisë me ndërkombëtarët, Kosova ndërkohë nuk duhet të bie pre e provokimeve por të rikthehet në kurs racional.
Sa më shumë që mbrohen të drejtat kushtetuese të serbëve, aq më i dobët “brat Milani” me bandat e tij, dhe aq më e fortë shtetësia e Kosovës