Maliqi: Rininë po e mashtron keq fasada e jashtme e njëri-tjetrit, prindërit nuk po kujdesen pothuajse aspak për anën e brendshme të fëmijëve

Imami i njohur, Labinot Maliqi me anë të një postimi ka dal kundër përdhunimeve.
Maliqi në postimin e tij u shprehë se rininë po e mashtron keq fasada e jashtme e njëri-tjetrit. Prindërit nuk po kujdesen pothuajse aspak për anën e brendshme të fëmijëve derisa i kanë të vegjël dhe në gjirin e tyre, por tërë investimin e bëjnë në anën e tyre të jashtme [si në (zh)veshje, manikyr, pedikyr, sharje, mashtrime e gënjeshtra], transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i tij:
Rininë po e mashtron keq fasada e jashtme e njëri-tjetrit. Prindërit nuk po kujdesen pothuajse aspak për anën e brendshme të fëmijëve derisa i kanë të vegjël dhe në gjirin e tyre, por tërë investimin e bëjnë në anën e tyre të jashtme [si në (zh)veshje, manikyr, pedikyr, sharje, mashtrime e gënjeshtra]. Dhe si rrjedhojë, prindërit e tillë janë mbështetësit dhe promovuesit fillestarë të lakuriqësisë dhe degjenerimit të vajzave dhe djemëve të tyre, dhe pastaj këtë mbështetje e vazhdojnë të tjerët që paguhen për ta bërë.
Me gjithë këtë promovim gjigand që po i bëhet nga paslufta e deri më sot pamjeve erotike, zhveshjes e amoralitetit, dhe në anën tjetër heshtja e vazhueshme e organeve kompetente ndaj prostitucionit e shitësve dhe konsumuesve të pijeve dehëse e narkotike, nuk e di pse quditen disa kur ndodhin përdhunimet e vrasjet që janë shpeshtuar kohëve të fundit tek ne, dhe kanë filluar të bëhen edhe të zakonshme?!
KUNDËR PËRDHUNIMEVE, VRASJEVE, LAKURIQËSISË E AMORALITETIT, DHE HESHTJES SË ORGANEVE KOMPETENTE NDAJ DUKURIVE NEGATIVE.
Zoti na udhëzoftë!
LM