18:14 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Maliqi: Shëmtia e skulpturave publike që nga ajo e Klintonit, shpërfaq shëmtine e sistemit

Vendosja e dy shtatoreve në qytetin historik të Prizrenit, pikërisht në ditën e flamurit, u kritikua tej mase.

Ishte pikërisht punimi i këtyre dy veprave artistike, e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe e Adem Jasharit që bëri jo vetëm qytetarët të reagojnë, por edhe vet kritikët e artit.

Një status pikërisht për skulpturat publike të vendosa në Kosovë, ka bërë një status, analisti kosovar, Shkëlzen Maliqi, shkruan Indeksonline.

I njëjti ka thënë se këto vepra artistike shpërfaqin shëmtinë e sistemit që mundëson ngritjen e tyre.

Ky është postimi i plotë:

Shemtia e skulpturave publike, që nga ajo e Klintonit e deri te këto të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shpërfaqin shëmtinë e sistemit që mundëson ngritjen e tyre. Duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte të ngritjes së tyre, që do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike nga idolatria arbitrare e mediokre.

Nuk mjaftojnë reagimet pasi që këto zaptime shëmtuese ndodhin. Publiku duhet të ketë të drejtën ti heq ato, me peticione dhe padi. Jo duke larguar statujat e Klintonit, Adem Jasharit etj. por duke shpallur konkurse për zëvendësimin e tyre me vepra të artit publik dinjitoz dhe meritor.