75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / mp

Maliqi: Sot është ditë e mirë me fillu me e kthy mbarë një botë të kthyer mbrapsht

Pjesëtari i shoqërisë civile, Agon Maliqi ka vazhduar me kritika ndaj pushtetit, në lidhje me vendimin për mbylljen e Klan Kosovës, raporton Gazeta Blic.

“Gazetarët dhe mediat të cilët kanë qenë të parët që na kanë informuar për shkeljet e ligjit nga a Devollëve dhe për pasurimin e paligjshëm të elitave politike – në kohën kur këta ishin në kulmin e fuqisë – sot po shënjestrohen në mënyrë sistematike si agjentë të Serbisë, me pretekstin e luftës për sundimin e ligjit, por me synimin e vërtetë për t’i delegjitimuar mediat kritike si armiqësore dhe për t’ua mbyllur gojën”, ka shkruar ai.


Postimi i plotë:Mirëmëngjes. Sot është ditë e mirë me fillu me e kthy mbarë një botë të kthyer mrapsht.


Gazetarët dhe mediat të cilët kanë qenë të parët që na kanë informuar për shkeljet e ligjit nga a Devollëve dhe për pasurimin e paligjshëm të elitave politike – në kohën kur këta ishin në kulmin e fuqisë – sot po shënjestrohen në mënyrë sistematike si agjentë të Serbisë, me pretekstin e luftës për sundimin e ligjit, por me synimin e vërtetë për t’i delegjitimuar mediat kritike si armiqësore dhe për t’ua mbyllur gojën. Në këtë botë të kthyer mrapsht, mbrojtës të Republikës prej armiqve të brendshëm dhe të jashtëm na janë bërë njerëz të cilët deri para disa vitesh e konsideronin flamurin e saj haram dhe i përdhosnin institucionet demokratike sa herë që u jepej rasti.Protesta e gaztarëve sot në ora 12 le të jetë hapi i parë i vogël në kthimin e kësaj bote të kyhyer përmbys drejt një logjike më të mbarë.