Maliqi: Synimi ishte kualifikimi në Evropian, kjo nuk u arrit për shkak

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës U21, Adil Maliqi, ka reguar pasi skuadra e tij nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.
Kosova në Elite Round Euro Championship U19, i cili u zhvillua në Slloveni, arriti një fitore ndaj Austrisë dhe pësoi humbje nga Spanja dhe Sllovenia, shkruan IndeksOnline.
Maliqi tha se synimi i tij ishte kualifikimi në Kampionatin Evropian, por kjo nuk u arrit për shkak të rrethanave që nuk ishin në favor të Kosovës.
Postimi i plotë:
Të privilegjuar që morëm pjesë në garën Elite Round Euro Championship U19 në Slloveni.
Këtë privilegj na e solli puna e palodhur që bëmë gjatë një viti, ndonëse synimi im i vetëm ishte kualifikimi në Europian. Sa afër që ishim, kjo nuk u arrit për shkak të rrethanave që nuk ishin në favor tonë, duke mos pasur asnjë ndeshje miqësore dhe vetëm një stërvitje. Megjithatë, arritëm të mboshtim Austrinë dhe të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer në aspektin taktik kundër Spanjës.
Jam faleminderues djemve tanë që dhanë gjithçka në fushë, jam faleminderues për përkrahjen që morëm nga populli ynë, njerëzit tanë.
Te Kosova U19 kam përmbushur disa objektiva personal si prurja e talenteve të rinj, zhvillimi dhe ndryshimi i mentalitetit tek kjo grupmoshë që është shumë vitale për të ardhmen. Për këtë, jam faleminderues edhe stafit tim./IndeksOnline/