75 Mall Live Search
16:52 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / G T

Malisheva barazon ndaj Dritës, “lufta” për titull vazhdon të jetë e hapur

Skuadra e Malishevës ka barazuar 1:1 ndaj Dritës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi mysafir kaloi e para në epërsi më golin e shënuar nga Ensar Huruglica, shkruan Indeksonline

Vetëm pas 10 minutave, Altin Aliu shënoi një gol tejet të bukur për t’i barazuar shifrat.

Pjesa e dytë ishte e barabartë me shumë raste shënimi, por dy skuadrat nuk gjetën rrugën e rrjetës.

Me këtë barazim gara për titull vazhdon të jetë e hapur. Malisheva shkon në kuotën e 48 pikëve, kurse Drita në kuotën e 51 pikëve./Indeksonline/