75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 07 Korrik 2024 / Gj. Sh

Malisheva del me njoftim për biletat e ndeshjes kundër Buducnostit, këto janë çmimet

Malisheva të enjeten me 11 korrik e luan ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Konferencës.

”Torrando” do të përballet me skuadrën nga Mali i Zi, Buducnost Podgorica, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje ditën e hënë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, më fillim nga ora 17:00.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5€, ndërsa në Perëndim 10€.

”Biletat nga nesër mund të blihen në bulevardin e qytetit, në Malishevë, ose ditën e ndeshjes, në Podujevë, afër stadiumit “Zahir Pajaziti”.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/