14:22 / E Hënë, 25 Janar 2021 / k.v

Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë

Komuna e Malishevës dhe Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë u pajtuan për bashkëpunim dhe implementim të projektit pilot “Promovimi i efiçencës së energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të efiçencës së energjisë”.

Sipas një njoftimi për shtypin, marrëveshja u nënshkrua midis Arsim Kuliqit, kryeshef ekzekutiv dhe nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Komuna thotë se ky projekt do të realizohet brenda periudhës trevjeçare dhe të dyja palët janë kontribues financiar.