Malisheva dhe Drenica arrijnë fitore të mëdha para duelit vendimtar mes tyre

Kampioni i sapo zgjedhur i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani e ka festuar me humbje titullin, duke u mposhtur nga Malisheva.
Malishevasit shënuan fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 2:3 në udhëtim, në kuadër të javës së 33-të në Superligë.
Në anën tjetër, Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Llapit me rezultat minimal 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi tek në minutën e 79-të të ndeshjes, kur Besfort Dervishaj realizoi.