75 Mall Live Search
16:57 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Malisheva dhe Gjilani ndajnë pikët

Skuadra e Malishevës ka barazuar në shtëpi me Gjilanin me rezultat 1-1, transmeton Indeksonline.

Në një ndeshje mjaft të luftuar të dyja skuadrat dëshironin fitoren mirëpo në fund u dësht të pajtoheshin me nga një pikë.

Vendësit shënuan të parët me Marc Oliver në minutën e 67 por gëzimi i tyre zgjati vetëm 5 minuta pasi sulmuesi në formë i Gjilanit, Gerhard Progni barazoi rezultatin nga penalltia.

Deri në fund të dyja skuadrat patën rastet e tyre por pa arritur të shënojnë dhe kështu ndeshja përfundoi pa fitues.