Malisheva e lë “në hije” Shqipëri-Spanjë, prezanton tri blerje pak para ndeshjes

KF Malisheva ka prezantuar tri blerje të reja.
Mark Bushaj, Faton Bunjaku dhe Ibrahim Carvadiku janë blerjet më të reja.
“Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin për transferimin e Mark Bushaj nga KF Vëllaznimi, Fatjon Bunjaku nga SC Gjilani dhe Ibrahim Cervadiku nga Feronikeli 1974 në klubin tonë! Së bashku, jemi të përkushtuar për suksese dhe për të përmbushur qëllimet tona të përbashkëta. Mirë se vini Mark, Fatjon dhe Ibrahim!”, thuhet në njoftim.