Malisheva e mposht Dritën midis Gjilanit

Malisheva e ka mbyllur me fitore sezonin vjeshtor, pasi e mooshti Dritën në udhëtim.
Rezultati përfundimtar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan ishte 2-1 për skuadrën e Malishevës, shkruan IndeksOnline.
Drita ishte e para që kaloi në epërsi qysh në minutën e pestë, me golin e Blerim Krasniqit.
Dukagjini arriti ta përmys rezultatin qysh në pjesën e parë.
Drilon Hazrollaj barazoi shifrat në minutën e 17-të, ndërsa Altin Aliu shënoi golin e epërsisë në 45+1, gol ky që kishte vlerën e tre pikëve.
Dukagjini me këtë fitore shkon në kuotën e 29 pikëve dhe renditet në vendin e katërt, dy më pak se drita e cila është në vendin e dytë./IndeksOnline/