75 Mall Live Search
14:55 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / Gj. Sh

Malisheva e shkatërron Trepçën ’89

Malisheva e ka shkatërruar Trepçën ’89, në ndeshjen e javës së 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futbooll.

Malisheva fitoi me rezultatë të thellë 4-0, shkruan IndeksOnline.

Golat për skuadrën e Malishevës i shënuan Shillova, Sobowale, Maliqi dhe një autogol nga Rexhaj.

Malisheva me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 15 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Trepça ’89 mbetet në vendin e nëntë me 11 pikë./IndeksOnline/