Malisheva mëson sot kundërshtarin në Ligën e Konferencës

Malisheva do të luajë për herë të dytë radhazi në Ligën e Konferencës.
Ata do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të kësaj gare sikurse vitin e kaluar.
Malisheva, si kundërshtar të mundshëm ka skuadrat si Vikingur Reykjavik, Floriana, St.Joseph’s si dhe mund të kemi një përballje vëllazërore ndaj skuadrës shqiptare, Partizanit të Tiranës.

Shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, pritet të hedhet sot në orën 16:00./IndeksOnline/