75 Mall Live Search
17:24 / E Diele, 11 Prill 2021 / C E

Malisheva mposht A&N në njërin nga derbit e javës, Flamurtari fiton me përmbysje ndaj Vitisë

Mbyllet xhiro e 22-të e Ligës së Parë me një të diele me ndeshje shumë interesante.

Malisheva ka triumfuar në derbin e kësaj jave në Grupin A, teksa e ka mposhtur A&N me rezultat minimal 2-1.

Fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë kanë realizuar edhe Trepça  dhe Vëllaznimi në këtë grup.

Grupi A

Liria – Drenasi 0-0

Trepça – Vushtrria 2-1

Vëllaznimi – Onix 5-1

Malisheva – A&N 2-1

Flamurtari ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Vitia, njëherit kundërshtarit direkt për t’u inkuadruar në Superligë.

Dardana në ndeshjen tjetër e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Vllaznisë nga Pozherani.

Grupi B

Vitia – Flamurtari 1-2

Dardana – Vllaznia Pozheran 4-2