75 Mall Live Search
20:16 / E Hënë, 12 Janar 2026 / L A

Malisheva ndan rrugët me Valmir Berishën

Valmir Berisha ka vendosur të largohet nga Malisheva.

Kështu njoftoi klubi kosovar, në faqen e tyre në “Facebook”, i cili u largua pas 1 viti e gjysmë.

“Klubi shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin e lojtarit për këtë periudhë të kaluar në Malishevë. Jemi mirënjohës për secilin emocion, gol dhe gjithçka tjetër që përjetuam bashkë. Vazhdimi i rrugëtimit tënd të ri qoftë përplot suksese, në të gjitha drejtimet. FC Malisheva do të mbetet përherë një shtëpi e jotja, ku bashkë ndërtuam shumë kujtime të bukura. Paç fat, kampion”, shkruhej në njoftimin e Malishevës.

Berisha, kishte bërë 34 paraqitje ku kishte shënuar 4 gola./IndeksOnline/