11:13 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Malisheva në AAK

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj po vazhdon të bëjë vizita në fshatra të ndryshme para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Gjatë ditës së djeshme, Haradinaj ishte në Malishevë, saktësisht vizitoi tre fshatrat e Malishevës, Llozicën Mleqanin dhe Balincën.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se në Malishevë fitorja është e sigurtë.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Daut Haradinajt:

Po e mbylli këtë ditë në një vend tepër të rëndësishëm për mua, ishim në Llozicë, Mleqan, Balincë.
Nga kjo mikpritje e përzemërt dhe tepër shqiptare që na ofruan, nga ky interesim i jashtëzakonshëm për Shtet 100%, fitorja është e sigurtë në Malishevë dhe e Fatmir Shurdhës si kandidat i kësaj zone.
Mirënjohje e veçantë per nikoqirët dhe për kandidatët e koalicionit AAK-PSD.
Sovrani po e vërteton se 6 tetori është referendum për shumë vendime që u morën nga Qeveria e Kosovës në raport me shtetin tonë dhe përball Serbisë.
Respekt për Malishevën.
Na priftë e mbara!

Image may contain: 6 people, people sitting, crowd and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting, wedding and table
Image may contain: 4 people, wedding and crowd
Image may contain: 2 people, people sitting