Malisheva rikthen në stol trajnerin me të cilin shkroi histori

Pas largimit të Bylbyl Sokolit, skuadra e Malishevës ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Në sezonin e ardhshëm, Malisheva do të drejtohet nga Senad Alirifa, shkruan IndeksOnline.
Alirifa është rikthyer në pozitën e kryetrajnerit, pasi u largua dy vite e gjysmë më parë, ku sa ishte pjesë e Malishevës e ngriti skuadrën nga Liga e Dytë në Ligën e parë, dhe e la në momentin kur ishte në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.
Njoftimi i plotë:
𝗞𝗹𝘂𝗯𝗶 𝗻𝗷𝗼𝗳𝘁𝗼𝗻 𝘀𝗲 𝗸𝗮 𝗮𝗿𝗿𝗶𝘁𝘂𝗿 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲 𝗺𝗲 𝗧𝗿𝗮𝗷𝗻𝗲𝗿𝗶𝗻 𝗦𝗲𝗻𝗮𝗱 𝗔𝗹𝗶𝗿𝗶𝗳𝗮!
Pas dy vite e gjysmë trajneri Senad Alirifa e rimerr drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit.
Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.
Arritja e marrëveshjes me trajnerin Alirifa është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit po ashtu si në të kaluarën.
Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të në rrugëtimin tonë drejt Evropës./IndeksOnline/