Malisheva shënon fitoren e tretë radhazi, largohet nga zona e rrezikshme

Malisheva ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.
Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva mposhti rivalin direkt për mbijetesë Trepçën ’89, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar futbollisti Bleart Tolaj në minutën e 32-të.
Me këtë fitore Malisheva largohet nga zona e rrezikshme dhe renditet në vendin e shtatë me 39 pikë.
Në anen tjetër, Trepça ’89 mbetet një pozitë më poshtë me 34 pikë./IndeksOnline/