Malisheva shkruan historinë, debuton me fitore në garat evropiane

Skuadra e Malishevës ka shkruar historinë, duke debutuar me fitore në garat evropiane.
Në ndeshjen e parë të rrethit të parë në Ligën e Konferencës, Malisheva shënoi fitore si nikoqire e Buducnostit të Podgoricës, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku rezultati përfundimtar ishte 1-0.
Golin e fitores për Malishevën e shënoi futbollisti Etnik Brruti, në minutën e 67-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme me 18 korrik, në Podgoricë.
Në rast se Malisheva e kalon këtë raund, do të përballet me skuadrën bullgare, Ceska Sofia, në rrethin e dytë kualifikues të Conference League./IndeksOnline/