Malisheva tjetër nivel në sezonin pranveror, fiton me përmbysje ndaj Feronikelit ’74

Malisheva ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e javës së 22-të, Malisheva mposhti me përmbysje skuadrën e Feronikelit ’74, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Drenasi kaloi e para në epërsi me golin e Robert Rrahmanit në minutën e 60-të.
Pas 18 minutave, Malisheva fitoi penallti, nga e cila i sakt u tregua Drilon Hazrollaj.
Sulmuesi 20-vjeçar nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e fitores në minutën e 89-të.
Malisheva vazhdon të mbajë pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë, tetë më shumë se Prishtina.
Në anen tjetër, Feronikeli ’74 renditet në pozitën e shtatë, me 23 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/