75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / G T

Malisheva tregohet e fortë, mposht Gjilanin

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore 4:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligë.

Që në pjesën e parë skuadra vendëse shënoi golin e parë dhe tregoi se është në fushë për t’i arkëtuar tri pika, shkruan Indeksonline

Golin e parë e shënoi Arbër Prekazi.

Në pjesën e dytë, Malisheva e Bekim Isufit shënoi edhe tri herë të tjera me anë të: Altin Aliut (3).

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Oltion Bilalli.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 40 pikëve, kurse Gjilani mbetet në pozitën e 4-të me 34 pikë./Indeksonline/