75 Mall Live Search
18:13 / E Martë, 20 Gusht 2024 / Gj. Sh

Malishevasi dhuron 10 karroca për persona me aftësi të kufizuara, Kryeziu: Patëm kërkesa e mëdha

Një familje nga diaspora ka dhuruar dhjetë karroca për njerëzit me nevoja të veçanta.

Pajtim Kryeziu, nga Malisheva, i cili jeton në Gjermani bashkë me vëllerëzit, e kishte marrë këtë iniciativë pasi një bashkëfshatari të tyre i nevojitëj, meqë kishte pësuar aksident në Kroaci derisa po punonte atje.

Kryeziu, tregon se sa e madhe ishte kërkesa për një karrocë të tillë, duke thënë se kishte qindra telefonata brenda 24 orëve, nga e gjithë Kosova, madje edhe nga Shkupi.

Kryeziu tregoi se karrocat janë blerë me para vetanake të familjes.

E ndër të tjerash, ai tha se kjo nuk do të jetë e fundit, sepse në të ardhmen do të ketë edhe iniciativa tjera për njerëzit në nevojë.