Malishevë: Arrestohet djali, dyshohet se rrahu nënën
Dhuan në familje po vazhdon të jetë dukuri shqetësuese në vendtin tonë.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë.
Sipas njoftimi të policisë, një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/

