75 Mall Live Search
08:36 / E Martë, 15 Qershor 2021 / AR

Malishevë/ Bëhet bashkë djali me nënën, rrah gruan dhe vajzën

Dje në Malishevë, djali së bashku me nënën e tij kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij dhe bashkëshortes së tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Indeksonline.

“Malishevë 14.06.2021 – 18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar së bashku me nënën e tij femër kosovare, ka ushtuar dhunë ndaj vajzës së tij dhe bashkëshortes së tij viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.