Malishevë, lëndohet një punëtor në vendin e punës
Raportohet nga QKMF-Malishevë se një person mashkull K/Shqiptar është sjell me lëndime trupore.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur derisa viktima ka qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, dhe nga pakujdesia bie në tokë.
Pas ndihmës së parë në QKMF – Malishevë, viktima dërgohet në QKUK./Indeksonline/