75 Mall Live Search
10:36 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

”Mallkimi” i Drake mund të ja humb titullin Argjentinës

Reperi i njohur Kanadez, Drake, njihet edhe si një person i cili vendos baste në ndeshje të mëdha.

Së fundi, Drake ka vënë bast për finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Francë, shkruan IndeksOnline.

Ai ka parashikuar fitoren e Argjentinës dhe ka vënë një bast marramendës prej 1 miliard eurove.

Por Drake njihet si një person i cili ka humbur shumë herë gjatë basteve të mëdha dhe ky mund të jetë edhe një mallkim për Messin dhe Argjentinën.

Drake humbi bastin e fundit, ku në ndeshjen ”El Clasico”, Real Madrid-Barcelonna vuri bast prej 600.000 eurove në fitoren e blaugranëve, por mbretërit fituan me rezultat 3-1.

Në një video që bën xhiron e rrjeteve sociale, Drake, i veshur me fanellën e skuadrës italiane Napoli, komentoi finalen e së dielës mes Argjentinës dhe Francës.

“Unë do të marr Argjentinën, ai do të marrë Francën. Kjo do të jetë një atmosferë,”, ka thënë Drake./IndeksOnline/