Mallkimi i numrit 9, Piatek nuk rrezikon
Që nga pensionimi i Pippo Inzaghi, numri 9 te skuadra e Milanit nuk e ka gjetur pronarin adekuat.
Tetë fubollist pas tij e kanë mbajtur këtë numër derisa asnjëri nuk arriti të përmbush objektivat, shkruan Indeksonline.
Pato, Matri, Torres, Destro, Adriano, Lapadula, Andre Silva dhe Higuain nuk kishin nuhatjen për gol që ishim mësuar ta shihnim te Pippo.
Ky numër doli të jetë i mallkuar për rosonerët duke mos arritur t’i shpaguaj shpenzimet e bëra.
Por transferi i ri i tyre, Piatek nuk ka vendosur të rrezikoj. Ai do të mbaj numrin 19 në fanellën e skuadrës së re edhe pesë numri 9 ishte i lirë. /IndeksOnline/
