75 Mall Live Search
12:01 / E Premte, 20 Shtator 2024 / L K

Mallorca e famshme për pushime, ankohen bizneset: Sezon i dështuar, jemi të shkatërruar!

Qindra bare dhe restorante në Mallorca po përballen me mbyllje të mundshme, pas një sezoni të përshkruar si më i keqi që nga pandemia.

Mungesa e stafit të kualifikuar, rritja e kostove të punonjësve dhe rënia e shitjeve janë tri shkaqet e krizës së bizneseve në një nga zonat më të bukura në botë për plazh.

Kryetari i shoqatës, César Amable , thotë se rritja e kostove të udhëtimit, veçanërisht biletave ajrore dhe akomodimit, ka goditur edhe sektorin.

Rënia e të ardhurave nga sezoni ka të ngjarë të rezultojë në mbylljen e hershme të restoranteve në zonat turistike.

Sipas të dhënave të agjencisë spanjolle INE, deri në fund të qershorit në vend janë regjistruar 42.5 milionë vizitorë ndërkombëtarë, me një rritje prej 12 për qind vetëm në qershor, që shënon një vit rekord për turizmin./Indeksonline/