Mallorca jep detaje për transferimin e Muriqit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi tashmë edhe zyrtartisht është futbollist i ri i Mallorcas.
Klubi spanjoll bëri të ditur se Muriqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, shkruan Indeksonline.
“Lojtari ka kaluar ekzaminimet mjekësore, ka firmosur kontratën e re dhe i është bashkuar përqendrimit të skuadrës në Fulpmes të Austrisë.”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
Muriqi regjistroi 17 paraqitje në total me skuadrën spanjolle në sezonin e fundit, teksa shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime.
Lazo nga transferimi i Muriqit ka përfituar 10 milionë euro./Indeksonline/