Mallorca me postim të veçantë për Vedat Muriqin
Klubi i Mallorcas ka bërrë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
“Pirati” dardan shkëlqeu në barazimin e Mallorcas ndaj Osasunës, duke shënuar dy gola.
Muriqi shënoi për pesë minuta, nga minuta e 61-të kur e shënoi të parin, teksa të dytin e shënoi në minutën e 66-të.
Kështu, sulmuesi dardan u bë golashënuesi i tretë më i mirë në La Liga me tetë gola, pas Kylian Mbappes që ka 14 gola dhe Lewandowskit që ka po ashtu tetë gola, por edhe një asistim.

