75 Mall Live Search
23:03 / E Premte, 12 Maj 2023 / Gj. Sh

Muriqi dhe Mallorca sigurojnë mbijetesën, sulmuesi kosovar një prej më të mirëve ndaj Cadizit

Mallorca ka marrë tre pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Skuadra ku luan edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka mposhtur Cadizin me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Pablo Maffeo në minutën e 16-të.

Vedat Muriqi luajti përgjatë 90 minutave, ku edhe pse nuk arriti të shënonte, ishte një prej më të mirëve për skuadrën e Mallorcas, duke u vlersuar me notën 7.8.

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, Mallorca me këtë fitore ka siguruar edhe një sezon në La liga, duke shkuar në kuotën e 44 pikëve dhe renditet në vendin e 12-të.

Në anën tjetër Cadiz ndodhet në pozitën e 15-të me 35 pikë./IndeksOnline/