75 Mall Live Search
08:26 / E Martë, 15 Korrik 2025 / L A

Mallorca nënshkruan me talentin e Barcelonës, do të jetë bashkëlojtar me Muriqin

Mallorca ka transferuar një lojtar nga Barcelona në këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për Pablo Torren, i cili erdhi si transferim i përhershëm në klubin ishullor.

Ai do të jetë bashkëlojtar edhe me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqin.

Mallorca pagoi rreth 6 milionë për shërbimet e spanjollit, në të cilën Barcelona ka opsionin e riblerjes si dhe përqindje në rast të shitjes së futbollistit në ndonjë klub tjetër.

Torre, sezonin e kaluar arriti të bënte vetëm 14 paraqitje me Barcelonën, ku shënoi 4 gola dhe 3 asistime, ku fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit si dhe Superkupën./IndeksOnline/