Mallorca publikon dy rekordet që synon ti thyej Vedat Muriqi
Vedat Muriqi po kalon sezonin e tij më të mirë të karrierës.
Sulmuesi kosovar ka shënuar 18 gola këtë sezon me skuadrën e Mallorcas, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në la Liga, pas Kylian Mbappes, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Mallorca ka publikuar dy rekordet qësynon ti thyej ”Pirati” gjatë këtij sezoni dhe të futet në historinë e klubit.
Muriqi deri tani ka shënuar 52 gola dhe është vetëm dy gola larg për të barazuar legjenden, Samuel Eto’o si golashenuesi më i mirë i Mallorcas dhe tre gola për tu bërë golashenuesi më i mirë.
Rekordi tjetër është ai me më së shumti gola brenda një sezoni, ku Muriqi duhet ti shënoj edhe 10 gola deri në fund të kampionatit, për të thyer rekordin e Dani Guiza, i cili kishte shënuar 27 gola gjatë sezonit 2007/08./IndeksOnline/

