19:35 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Maloku: Acarimi ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve, rast ideal që duhet të shfrytëzoj Kosova

Sociologu njëherësh edhe profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fadil Maloku ka thënë se acarimi që po ndodh tani ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve është rast ideal që duhet të shfrytëzohet nga Kosova.

Maloku ka thënë se kjo duhet të ndodh përmes një konsenzusi ndërmjet subjekteve aktuale politike.

“Acarimi që po ndodhë aktualisht, në nivel global, kontinental, e rajonal midis Rusisë (alias; lindjes) dhe SHBA-ve (alias perëndimit) shkaku i dëbimit të spiujve rus…, është rast ideal që duhet të shfrytëzohet nga ne, si pretekst ideal; për ta vorrosur pretendimin “historik” të shtetit serb për Kosovën “si djep” të saj!” ka shkruar Maloku.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Go ahead, President, Kryeministër e Kryeparlamentar, ose lëshoni rrugë! Koha për reflektim shtetndërtues, është tani!

1. Acarimi që po ndodhë aktualisht, në nivel global, kontinental, e rajonal midis Rusisë (alias; lindjes) dhe SHBA-ve (alias perëndimit) shkaku i dëbimit të spiujve rus…, është rast ideal që duhet të shfrytëzohet nga ne, si pretekst ideal; për ta vorrosur pretendimin “historik” të shtetit serb për Kosovën “si djep” të saj!
2. Por, i gjithë ky pretendim e synim real në horizont…, nuk mund të arrihet dot pa një konsenzus (qoftë edhe i heshtur!) mes subjekteve aktuale politike, dhe pa një kordinim mes mentorëve të shtetndërtimit.
3. Andaj, go ahead President, Kryeminister, e Kryeparlamentar! Me mandat kushtetues, u takon Juve, që ta bëni një ofertë të re substanciale gjithë spektrit politik dhe dashamirëve të interesit shtetërorë e kombëtar të Kosovës. Të paktën ngrini, përkohësisht, inatet, ndërskamcat, dhe dallimet ndërpersonale, ndërpartiake, e ideologjike. Ndryshe, u lëshoni rrugë tjerëve, se koha nuk pret…