Maloku me fotografi të rralla nga vizita e LDK-së në Prekaz 21 vite më parë
Vajza e Enver Malokut, deputetja Doruntinë Maloku, ka ndarë një kujtim nga koha kur një ekip i Lidhjes Demokratike të Kosovës e kishte vizituar Prekazin, njofton Indeksonline.
Sipas Malokut, kjo vizitë është bërë menjëherë pas masakrës ndaj familjes Jashari.
Përmes një statusi të Facebook, ku edhe ka ndarë disa foto, ajo ka thënë se kjo periudhë ishte fillimi i fundit të regjimit serb.
“Ky ishte ekipi i LDK-së që vizitoi Prekazin menjëherë pas masakrës së Familjes Jashari. Këto fotografi të viktimave të masakrës që u prezantuan në konferencë të jashtëzakonshme nga Babi im, Enver Maloku, e të shkrepura nga aparati i Ilaz Bylykbashit, u shpërndanë si rrufe në mbarë botën. Ky ishte fillimi i fundit të regjimit serb. Lavdi dhe përjetësi për të gjithë heronjtë e Kosovës.”, ka shkruar Maloku. /Indeksonline/
