11:55 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Maloku: Pa një reagim të vet partisë, LDK kurrë nuk do të çlirohet nga kapja që i thyen qafën edhe Podujevës

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve që ndodhen dje në degën e LDK-së në Podujevë, njofton Llapi.info

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Maloku ka thënë se pa një reagim të ashpër të LDK-së, kurrë nuk do të çlirohet nga kapja, që sipas tij, i thyen qafen edhe Podujevës.

“Jo PËRPLASJE, por pa një REAGIM TË ASHPËR të vet LDK-së, kurr nuk do të mund të çlirohet nga kapja agresive që i ka ndodhur nga garnitura të qelbura që i thyen qafen edhe Podujevës, e jo vetëm LDK-së”, ka shkruar ai.

Ndryshe, dje në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në këtë komunë, ka pasur tensione dhe përplasje në Kuvendin zgjedhor, ani pse këtë e ka mohuar edhe kreu i kësaj partie në këtë degë, Agim Veliu.

Albinot Maloku