20:10 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Maloku për udhëheqësen e re të CDU-së: Kosova fitoi një mike mbështetëse të madhe

Gjatë ditës së sotme partia më e madhe në Gjermani, CDU vuri në krye të saj një kryetare të re. Annegret Kramp Karrenbauer u bë liderja e re e kësaj partie,duke zëvendësuar të ‘pazëvendësueshmen’, Angela Merkel.

Pasi arriti të i fitoj zgjedhjet e brendshme, shumë mesazhe urimi nga e gjithë bota erdhën për Karrenbauer.

Një mesazh urimi ia dërgoi, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku.

Përmes një postimi ajo është shprehur e lumtur për fitoren e Annegret Kramp. Sipas Doruntina Malokut, Kosova ka fituar një mike mbështetëse të madhe.

Po ashtu deputetja e LDK-së e vlerësoi lart kongresin e CDU-së, duke e quajtur model.

Më poshtë keni postimin e plotë të saj./Indeksonline/


“Kancelarja Angela Merkel, gruaja më e fuqishme në botë, nga sot, nuk udhëheqë me partinë e saj, CDU-në.

Postin e kryetares së partisë më të fuqishmenë Gjermani, nga sot, e mbanë Annegret Kramp-Karrenbauer, e njohur si AKK!

Sot, gjatë gjithë ditës ishim dëshmitare të një Kongresi model të CDU-së që u mbajt në Hamburg. Gjermania fitoi një lidere tjetër të fuqishme, ndërsa Kosova një mike e mbështetëse të madhe.”