75 Mall Live Search
13:12 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / mp

Maloku:Dorëheqjet e prokurorëve serbë analizohen individualisht, u pezullohen pagat

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ende është duke i analizuar dorëheqjet, të cilat prokurorët serbë në veri i kanë dhënë në fillim të nëntorit, ka konfirmuar sot në konferencën vjetore për media, kryetari i këtij institucioni, Jetish Maloku.

Duke prezantuar gjithë punën njëvjeçare të KPK-së, ai iu referua dorëheqjeve të prokurorëve nga komuniteti serb në veri, të cilët i parashtruan si pjesë e eksodit masiv të serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës – përfshirë edhe gjyqësorin.

Maloku thotë se dorëheqjet e tyre janë ende duke u analizuar dhe se KPK ka vendosur t’i trajtojë një nga një.

“Ka qenë dhe është për neve bukur një situatë jo fort e këndshme dhe komplekse Prokurorial Themelore në Mitrovicë ka pas pasojat më të rënda edhe për shkak të mungesës por edhe stafit administrative ne si Këshill kemi vendosur që këto dorëheqje t’i trajtojmë jo si dorëheqje që kanë ofruar menjëherë këta 10 prokurorë por kemi vendosur t’i trajtojmë secilën veç e veç dhe pas një analize ne do të kishim vendosur me vendime meritore që takon këshillit është në shqyrtim e sipër dhe menjëherë pas vitit të ri besoj pas pranimit të një analize që do i bëhen të gjitha dorëheqjeve pasi arsyetimet e këtyre dorëheqjeve nuk janë krejt të njëjta ndryshojnë ne besojmë që shumë shpejt do të vendosim në mënyrë meritore për këto dorëheqjet”, theksoi ai.