75 Mall Live Search
20:10 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Malouda e zbulon përmes Twitter-it që Zurichu e ka larguar atë

Ish-mesfushori francez, Florent Malouda e zbuloi përmes Twitter-it që ekipi i tij, Zurichu e kanë larguar atë.

“Me të vërtet? Nuk e dija.”, shkruante francezi në Twitter pasi e pa postimin e skuadrës zvicerane.

38 vjeçari ka pasur një karrierë të bujshme. Ai fitoi ‘Ligën e Kampionëve’ në vitin 2012 dhe luajti në finalen e Kupës së Botës në vitin 2006 kundër Italisë.

Malouda në Zurich ishte duke kryer detyrën e një tekniku./Indeksonline/