07:48 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Maluerët në sistemet operative Linux arrijnë nivele rekord

AtlasVPN ka gjetur se maluerët e rinj Linux janë rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të 2022 duke arritur një rekord prej 1.7 milionë mostrash.

Kompania raportoi se numri i maluerëve të rinj u rrit me 650% në Linux për periudhën Janar-Qershor 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Konkretisht në 6 muajt e parë të 2021 numri i maluerëve të rinj ishte 226,324 ndërsa në 6 muajt e parë të 2022 numri i maluerëve të rinj të zbuluar ishte 1.7 milionë.

Është një rritje masive për një sistem operativ që krahasohet ndër më privatët dhe të sigurtët sot në qarkullim.

Në fund të 2021 një studim i Linux Security arriti në përfundimin se sistemi operativ ishte më i sigurti për nga dizajni nisur edhe nga framework-u i tij open-source, modeli i privilegjeve të përdoruesit dhe mbrojtjet e sigurisë në kernel.

Edhe pse është shqetësues fakti se maluerët Linux po rriten, Windows është padyshim sistemi operativ më i infektuar me maluerë. AtlasVPN tha se 41 milionë maluerë Windows janë zbuluar në 6 muajt e parë të 2022. /PCWorld Albanian