Maluma bën ndryshim drastik në pamje
Alarm në rrjete sociale!
Maluma është shfaqur së fundmi pa mjekër dhe askush nuk ishte gati për këtë ndryshim.

Këngëtari kolumbian, që prej vitesh e kishte kthyer mjekrën në pjesë të identitetit të tij, është fotografuar me fytyrë krejt të rruar dhe po, interneti e ka humbur pak ekuilibrin.

Fotoja u publikua nga dermatologia e tij dhe s’mjaftoi një sekondë që fansat të ndaheshin në dy kampe: ata që thonë “duket më i ri, wow” dhe ata që pyesin me shqetësim “kush ia mori mjekrën Maluma-s?” Disa komentojnë se duket si në fillimet e karrierës, të tjerë insistojnë se mjekra ishte pjesë e paketës dhe duhet të kthehet sa më shpejt.



Vetë Maluma nuk e ka publikuar pamjen e re, por kjo nuk e ka ndaluar internetin të bëjë atë që di më mirë: meme, krahasime dhe debate për një mjekër që s’është më. Pak durim vajza, do i rritet sërish!

