14:58 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Maluma në Tiranë, nëse doni ta takoni, kaq SHUMË para duhet të paguani!

Maluma do të performojë sonte në Tiranë pas dy anulimeve të mëhershme përshkak të situatës me COVID-19.

Artisti latin do të mbajë koncert në Sheshin Nënë Tereza, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, e cila ka paguar 650 mijë euro.

Maluma padyshim ka fansa të zjarrtë edhe në Shqipëri dhe për ata që do të donin ta takonin 10 minuta duhet të pagujnë 1000 euro.

Organizatorët e spektaklit kanë treguar më herët gjatë intervistave se këngëtari ka vendosur disa “kushte” para ardhjes së tij, ndër të cilat është e panegociueshme një tabelë ping-pongu.

Kjo siç thonë ata, i shërben Maluma-s të heqë stresin para performancës.

Sot në koncert s’do të performojë vetëm Maluma. Edhe Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.