08:24 / E Martë, 08 Gusht 2023 / AR

Mamaja e Wanda Narës ka frikë se Icardi po i kërcënon vajzën: Ju nuk e dini ç’po ndodh

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi janë zbuluar bisedat mes prindërve të Wandës, e cila thuhet se kërcënohet dhe ka frikë prej Icardit.

Nora Colosimo dhe Andres Nara janë prindërit e Wandës, të cilët janë ndarë për më shumë se 10 vjet, por do të bënin gjithçka për mirëqenien e vajzës së tyre dhe donin ta ndihmonin dhe ta pengonin të udhëtonte në Turqi disa muaj më parë, ku futbollisti po përgatitet për sezonin 2023-24 me Galatasaray.

Gazetarja Yanina Latorre ka pasur akses në një bisedë mes prindërve të Wandës, e cila është zhvilluar përmes WhatsApp-it dhe ku shprehen se Wanda kërcënohet prej Icardit.

“Wanda kërcënohet, ajo e do, por edhe ka frikë prej tij. Ai i flet keq, e bind të udhëtojë, e bën të besojë se është gjëja më e mirë dhe pastaj ajo do të jetë vetëm atje dhe unë jam këtu dhe askush nga ne nuk e sheh e as nuk dëgjon se çfarë po ndodh, sa është djalë i mirë, aq është edhe djalë i keq”, shkruante mamaja e modeles disa muaj më parë.

Babai Andres Nara, i konfirmoi mesazhet.

“Është shumë e vështirë, nuk e di nga e kanë marrë…”, tha i habitur Andres Nara, i cili pranoi që biseda ekzistonte, por edhe e bëri të qartë se do të bënte gjithçka për mirëqenien e vajzave të tij.