Mamaja që krijon ëmbëlsira në formë të pjesëve të trupit
Tanya Nisa, 42 vjeç nga Lincoln ka kaluar shtatë vitet e fundit duke përsosur zanatin e saj të ëmbëlsirave, pasi që u frymëzua nga filmi “Hannibal”.
Disa e kanë quajtur atë kanibal, por Tanya ka goditur ata duke thënë se ato janë vetëm ëmbëlsira.
“Pas shikimit të Hannibalit, vendosa që të filloja pjekjen e ëmbëlsirave dhe ti bëja ato të duken sa më reale”.
“Edhe unë frikësohem ngapak duke i parë sepse përfundojnë të duken shumë të vërteta”.
“Reagimet e njrëzve janë të qeshura ose urrejtje, dikush nuk beson se është tortë ndërsa dikush i do”
“Disa njerëz më kanë quajtur edhe kanibal” tha Tanya.
Përgaditja e tyre mund të marrë disa orë në ditë për tu përfunduar varësisht se sa është i komplikuar dizajni.
“Kam marrë kërkesa nga miqtë për të bërë ëmbëlsira dhe vendosa ti bëja në formë të një këmbe dhe krahu të shkëputur” shtoi Tanya.
“Unë studioj trupin e njeriut dhe përdor ngjyra që janë të ngjashme me lëkurën , pastaj shtoj detaje të bukura të cilat mund të duhen orë për tu korrigjuar”.
“Tortë ekstreme ishte një kokë e prerë , e cila ishte komplet punim dore”
“Unë gatuaj vetëm nëpër ditëlindje dhe nëpër evente të frikshme. Ky është vetëm një hobi im , nuk është një biznes” tha ajo. /Indeksonline/